Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për falsifikim parash

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për falsifikim parash

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka realizuar një urdhërkontroll  në tri lokacione.

Gjatë realizimit të  këtij urdhërkontrolli, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë”

Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë.

Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme se:

Të dyshuarit H.SH (1987), L.Q. (2003)  dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” nga neni 296 i KRPK-së.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për  48 orë, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga NJRHKEK Gjakovë./Gazeta Enigma/

Related Articles