Policia e Kosovës e qytetarë të shumtë dhurojnë gjak në Prishtinë

Policia e Kosovës e qytetarë të shumtë dhurojnë gjak në Prishtinë

Qytetarë të shumtë e pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak në Ditën botërorë të dhurimit të gjakut në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Drejtoresha e Qendrës për Transfuzionin e gjakut, Bukurije Zhubi, ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë dhuruar gjak dhe kanë shpëtuar jetë.

“Kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijesimin e gjithë qytetareve në lidhje me dhurimin e gjakut. Për hir të kësaj ditë qendra për transfuzion të gjakut ka organizuar aksione të dhurimit të gjakut e cila starton prej sot deri të dielën. Interesimi i qytetarëve është prezent”.

“Që në mëngjes kemi startuar dhe ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë dhe do të kemi deri të kemi FSK dhe Njësinë Speciale të Kosovës 30 nga të dy grupet të cilët do ta shënojnë përmes dhurimit të gjakut”.

Saimi Januzi nga Njësia Speciale Operative e Policisë tha se 25 pjesëtarë të kësaj njësi kanë dhuruar gjak dhe kjo është traditë që ata e bëjnë cdo vit.

“Edhe kësaj here Njësia Operative ju ka përgjigj për dhurim të gjakut për Ditën botërore. Tani jemi 25 pjesëtarë. Një pjesë tjetër e kanë kryer në kampin Vrella”.

Related Articles