Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po nisin hetimet ndaj personit që sulmoi Rrahman Jasharajn

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po nisin hetimet ndaj personit që sulmoi Rrahman Jasharajn

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim ndaj personit që ka sulmuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ne mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të saj, ai ka sulmuar fizikisht dhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës për RTV Dukagjinin ka bërë të ditur se me rekomandim të prokurorit të shtetit Policia e Kosovës ka nisur një hetim ndaj të dyshuarit, nën dyshimet për veprën penale “Kanosje”.

“Ndërlidhur me rastin pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen përfshirë këtu edhe intervistimin e dëshmitarëve okular, me rekonamandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim ndaj një të dyshuari nën dyshimet për veprën penale ‘Kanosje’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa, tensionet në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, kanë vazhduar edhe jashtë saj, ku një qytetar është konfrontuar me një mësimdhënës të kësaj shkolle.

Qytetari ka kërkuar që të zhvillohet mësimi normalisht, kurse mësimdhënësi e ka kundërshtuar atë duke i thënë se Sindikata e Arsimit e ka organizimin e tyre.

Këto pakënaqësi të qytetarëve po vijnë, pasi mësimdhënësit janë duke mbajtur greva që nga data 25 gusht.

Related Articles