Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë konfiskuar rreth 70 metër kub të drunjëve, të dyshuar për kontrabandim, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, ku policia kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub, ku dyshohet se këta drunjë janë sjellë nga territori i Serbisë,
Me urdhër të prokurorit, drunjët janë konfiskuar nga shërbimi doganor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub.
Pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, ku po ashtu në vendngjarje kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, druri konfiskohet nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin Dheu i Bardhë, ndërsa njësitë relevante policore janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma