Pas zjarreve në disa vende në Kosovë, Policia ka dalë me apel tek qytetarët, e në veçanti tek fermerët që të mos i djegin hapësirat fushore, kjo me qëllim që të parandalohen zjarret dhe zjarrëvëniet e qëllimshme.
Policia ka theksuar se me djegien e hamulloreve po rrezikohet jeta e njerëzve, po rrezikohet pasuria e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegia e pyjeve
“Po ashtu me djegien e hamulloreve po shkaktohet edhe ndotja e ambientit, andaj apelohet për mos djegie dhe shkaktim të zjarreve, pasi nga zjarre të vogla po shkaktohen vatra të zjarreve, në të kundërtën policia do të ndërmerr masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë zjarre“, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje ata kanë shtuar se temperaturat e larta ndikojnë që përhapja e zjarreve të bëhet më shpejtë dhe të ndikoi në shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe mosndezje të zjarreve fushore
Prishtinë, më 1 gusht 2021
Policia e Kosovës, me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe zjarrvënieve të qëllimshme, apelon te të gjithë qytetarët dhe në veçanti te fermerët që në asnjë rrethanë të mos i djegin hapësirat fushore hamulloret.
Me djegien e hamulloreve po rrezikohet jeta e njerëzve, po rrezikohet pasuria e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegia e pyjeve.
Po ashtu me djegien e hamulloreve po shkaktohet edhe ndotja e ambientit, andaj apelohet për mos djegie dhe shkaktim të zjarreve, pasi nga zjarre të vogla po shkaktohen vatra të zjarreve, në të kundërtën policia do të ndërmerr masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë zjarre.
Ndezja e zjarreve në këtë kohë me temperatura të larta, ndikon në përhapjen e shpejtë të zjarreve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, andaj kërkohet KUJDES që të mos ndizen zjarre.