Policia e Kosovës më 12 shtator do të shkatërrojë armët e konfiskuara, shkruan Enigma.
Në një postim të bërë në Facebook, Policia thotë se ceremonia do të bëhet në ora 09:00 në fshatin Prelez në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për Media nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, nesër me 12 shtator 2024 në ora 09:00, do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara nga Policia e Kosovës.
Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar.
Bashkangjitur keni agjendën dhe personalitetet të cilat do të mbajnë nga një fjalë rasti në këtë ceremoni.
Datë: 12 shtator 2024
Koha: 09:00/09:30
Vendi: Fshati Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Metali05 SH.P.K).
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë aktivitet.