Një grup minatorësh të Trepçës u futën në greve duke kundërshtuar suspendimin e shtatë kolegëve të tyre.
Drejtoria i kishte suspenduar shtatë punëtorë duke e vlerësuar se i shkelën rëndë rregullat e punës.
Rikthimi i tyre në punë do të shqyrtohet në këtë muaj, andaj minatorët e kanë ndërprerë grevën.
Policia e Kosovës i kishte investuar disa prej minatorëve me urdhër të prokurorit./ Klan Kosova/