Policia e quan “kacafytje” dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të Lepencit, asnjë tifoz i arrestuar

Policia e quan “kacafytje” dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të Lepencit, asnjë tifoz i arrestuar

Futbollistët e Lepencit sot pas ndeshjes me Sharrin janë lënduar nga një pjesë e tifozëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Dhuna ndodhi pasi lojatët fulluan të përleshen mes veti e më pas në fushë hynë edhe tifozët

Dhuna nuk përfundoi vetëm në fushë. Tifozët kanë gjuajtu me gurë edhe minibusin që po trasportonte lojtarët nga qyteti.

Sipas njoftimit të tyre, asnjë person nuk është arrestuar.

“Pak para përfundimit të ndeshjes, loja është ndërprerë nga referi kryesor, për shkak të disa kacafytjeve të lojtarëve në fushë. Pas përfundimit të ndeshjes, nën përcjellje të policisë, Njësisë së Reagimit të Shpejtë, në dalje të terminalit doganor në Han të Elezit nga disa persona është sulmuar me gurë minibusi i ekipit KF “Lepenci” ku është dëmtuar (thyer) një dritare nga gurët e hedhur. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare nê Kaçanik, për lëndime të lehta trupore janë trajtuar tre persona. Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe fillimisht është inicuar një rast “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës” për procedura tjera hetimore në identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave për këtë rast”, tha Veseli.

Related Articles