‘Këmba magjike e majtë’ – Hazrollaj s’ka të ndalur në futbollin kosovar, e ardhmja është e ndritshme

‘Këmba magjike e majtë’ – Hazrollaj s’ka të ndalur në futbollin kosovar, e ardhmja është e ndritshme

Vendi jonë është me fat që ka njërin nga futbollistët më premtues.

Drilon Hazrollaj është lojtari më i përfolur në këtë edicion të Superligës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma

Futbollisti i Malishevës ka pasur paraqitje të mrekullueshme duke qenë dominues në çdo ndeshje.

Sulmuesi anësor deri më tani ka arritur t’i shënoi 18 gola dhe gjithashtu ka bërë 9 asistime në të dy garat.

“Këmba magjike e majtë” gjithashtu ka edhe driblime të hatashme gjatë këtij kampionatit.

Gjatë ndeshjes së sotme ndaj SC Gjilanit, futbollisti i talentuar arriti të realizoi het-trik në fitoren me rezultatin 3-2.

Javë më parë në media u raportuar se klubi i Malishevës kishte marrë një ofertë serioze, ku sipas tyre janë ofruar rreth 1,7 milionë euro nga një klub rus, por që e kanë refuzuar.

Mbetet që të shihet se cila pritet të jetë e ardhmja e Hazrollajt, që padyshim se është e ndritshme.

/Gazeta Enigma/

Related Articles