Analisti i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamowicz, ka reaguar ndaj dhunës që autoritetet e Serbisë kanë ushtruar dhunë ndaj një personi.
Sipas Bielamowicz, Parlamenti Europian e ka miratuar një raport që lavdëron bashkëpunimin mirë ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian për menaxhimin e migracionit të parregullt.
Today, only hours after we saw the hair-raising footage from the Serbian border, @EP_ForeignAff adopted a report on Serbia's EU accession progress that reads:
'[MEPs] commend Serbia’s good cooperation with the EU on the management of irregular migration'.pic.twitter.com/nXpfcR73Xj— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) April 26, 2023
“Komiteti i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme miratoi një raport mbi progresin e pranimit të Serbisë në BE që thotë: ‘[deputetët e Parlamentit Evropian] lavdërojnë bashkëpunimin e mirë të Serbisë me BE-në për menaxhimin e migracionit të parregullt’”, ka shkruar në Twitter Bielamowicz.
Ndërsa, sipas pamjeve që i ai i ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter, menaxhimi i kufirit është duke u bërë me dhunë.