Tush Frrokaj i dyshuari për vrasjen që ndodhi të hënën në Klinë është në kërkim të organeve të rendit. Policia ka njoftuar se ai e kishte grabitur një veturë gjatë ikjes, më pas vetura është gjetur – por jo edhe ai.
Për ta gjetur atë, Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve.
Kështu, Policia ka publikuar fotografinë e personit duke kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.
Njoftimi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
– TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
– “Vrasje” –– Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]