Dy persona janë ndaluar nga polica, pasi kanë hasur në 116 shishe të plastikës dy (2) litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë.
Këtë e ka konfirmuar Policia duke shtuar se sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror.
Njoftimi i plotë:
Ndalohen dy persona për “Mos Deklarim të Mallit”Prishtinë, 16 korrik 2021.
Me datë 16.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast SPK Qafa e Morinës gjatë punës policore në stacionin kufitar ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona.Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy (2) litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror.I dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë. Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”.
Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.