Autoritetet gjermane së fundmi kanë sekuestruar një sasi të madhe të lëndëve narkotike.
Ata këto lëndë i gjetën të fshehura në një ngarkesë me banane.
Në afërsi të portit të Hamburgut, u zbulua kjo sasi e cila arrinë në 2 ton kokainë.
Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit, njofton A2, transmeton Gazeta Enigma.
E gjatë këtij kontrolli të policisë u arrestuan 12 persona mes të cilëve edhe shqiptarë, identiteti i tyre ende jo publik.
Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta. /Gazeta Enigma
Policia gjermane sekuestron 2 ton kokainë të fshehur, arreston 12 persona – të përfshirë edhe shqiptarë
