Policia e Kosovës në Gjilan në kuadër të një kontrolli rutinor kanë ndaluar tri vetura, shoferët e të cilave drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba si dhe u janë vënë pikë negative.
“Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, thuhet në njoftim.