Policia i thotë mediumit serb: Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndjehen të sigurt në veri

Policia i thotë mediumit serb: Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndjehen të sigurt në veri

Pas njoftimit për ta rritur praninë e saj në veri të vendit, Policia e Kosovës pak orë më pas ka nisur ta zbatojë vendimin e marrë. Në veri tanimë është rritur numri i policëve.

Mediat serbe raportojnë se numër dukshëm më i madh i policëve të Kosovës vërehet në Lagjen e Boshnjakëve, ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.

Për Kossev, Policia e Kosovës ka deklaruar se vendimi për shtimin e prezencës policore, vjen si rezultat i ankesave nga shqiptarët në veri, të cilët kanë thënë se nuk ndjehen të sigurt në këtë situatë.

“Qëllimi është mbrojtja e pjesëve të qytetit ku jetojnë enti të përziera, pas disa ankesave nga shqiptarët e Veriut se ata nuk ndihen të sigurt”, ka deklaruar Policia, transmeton Gazeta Express.

Media ka raportuar se policët janë vendosur në disa pika në grupe të vogla dhe se situata është e qetë tani.

Related Articles