Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferë që kryenin gara ilegale.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba me nga 400 euro, katër pikë negative dhe nga 10 muaj ndalim drejtimi të mjetit motorik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.