Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Klinë

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Klinë

Një aksident i rëndë mes katër veturave ka ndodhur sot në Klinë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa tre persona janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:06, ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira katër vetura, tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman”.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente.

Related Articles