Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një 20-vjeçar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një 20-vjeçar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq një 20-vjeçar.

Siç njofton policia, deri te aksidenti ka ardhur kur personi i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:25, në kilometrin 10, drejtimi Vërmicë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës”.

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles