Nusja rreh vjehrrën në Malishevë

Policia ka njoftuar se për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpi, një nuse ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Vjehrra ka pranuar trajtim mjekësor, teksa reja është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në Malishevë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Malishevë, 20.04.2022 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila për shkak të një mosmarrëveshje  në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. / Gazeta Enigma.

Related Articles