Policia jep detaje për burrin nga Kamenica që vdiq pasi u rrokullis me traktor

Policia jep detaje për burrin nga Kamenica që vdiq pasi u rrokullis me traktor

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e burrit që vdiq si pasojë e rrokullisjes së traktorit në Kamenicë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE AKSIDENTALE/Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. / Gazeta Enigma.

Related Articles