Policia jep detaje për dëmet në kanalin e Ibër-Lepencit

Policia jep detaje për dëmet në kanalin e Ibër-Lepencit

Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar me mjete të forta nga persona të panjohur, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku edhe ka njoftuar se rasti ka ndodhur mes datave 22-25 nëntor.

“Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, njoftoi Policia.

Related Articles