Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kontrollet e kryera në 31 mobil shopët në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Kontrollet janë bërë nën dyshimin se këto biznese i janë shmangur pagesës së tarifave doganore ose akcizore, kontrabandimit të mallrave dhe shmangies nga tatimi.
“Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”.