U raportua se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, po qëndron në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku është gjetur një mjet, i cili fillimisht dyshohej se është mjet shpërthyes, raporton Gazeta “Enigma”.
Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar se pas kontrollimit ka rezultuar se nuk ka qenë mjet shpërthyes.
“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, ka thënë ai./Gazeta Enigma.