Policia jep detaje për rastin ku një qytetar u qëllua me plumb qorr natën e Vitit të Ri

Policia jep detaje për rastin ku një qytetar u qëllua me plumb qorr natën e Vitit të Ri

Policia e Kosovës është deklaruar rreth rastit të plagosjes së një personi me plumb qorr natën e Vitit të Ri, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë ai është goditur nga plumbi gjatë kohës sa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur në Deçan.

“Deçan / 01.01.2024 – 00:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles