Gjatë ditës së premte në Pejë, një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur.
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, teksa ka treguar se është raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jeta në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet njoftimi i Policisë.