Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit në Milloshevë

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit në Milloshevë


Fabrika e mishit “Apetit” në Miloshevë të Obiliqit u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vetëm dëme materiale janë evientuar.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. “Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles