Shefi i operatives rajonale të Drejtorisë së Policisë, Shkelzen Xhafa, ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka shpërthyer në një objekt banimi në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Ai tha se për rastin janë njoftuar rreth orës 12:00.
Xhafa tregoi edhe për momentin kur nga zjarri dhe tymi u shpëtua një fëmijë.
LEXO EDHE: Përfshihet nga zjarri një objekt në lagjen “Tophane” në Prishtinë
“Sot policia rreth orës 12:00 ka marrë një informatë për një zjarr në një objekt banimi në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Policia menjëherë ka arritur që të vijë në vendin e ngjarjes dhe të marrë të gjitha masat e sigurisë për evakuimin e banorëve gjegjësisht evitimin e rrezikut. Falë intervenimit të policisë me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet ngas tymi dhe zjarri”, tha ai.
Më tutje, zyrtari policor tha se është ende herët që të thuhet se cili është shkaktari i zjarrit.
“Kanë ardhur edhe zjarrfikësit ku me përkushtimin e tyre është shuar zëri në tërësi. Për momentin është faza fillestare dhe nuk mund ta themi se çfarë e shkaktoi zjarrin”, deklaroi ai./Gazeta Enigma/