Policia e Kosovës gjatë së dielës ka njoftuar se ka sekuestruar substanca narkotike në Podujevë.
Në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” autoritetet policore zhvilluan një operacion, ku si rrjedhojë arrestuan një të dyshuar dhe gjatë kontrollit gjetën 132 gramë marihuanë.
Ndaj tij është iniciuar vepra penale “posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Policia ka bërë me dije se operacioni ishte në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale.
“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Enigma