Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një burri dhe një gruaje nga Prizreni, dyshohen për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një burri dhe një gruaje nga Prizreni, dyshohen për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave në Prizren.

Ata dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët:

• Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën “William Woker ” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected] .

Related Articles