Policia konfirmon dhe jep detaje të reja nga përleshja me armë zjarri në Klinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes që ka ndodhur në sheshin “Faruk Azemi” të Klinës.

Nga kjo ngjarje, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit, kanë pësuar dy persona. Aty janë përdorur edhe armë të ftohta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha per Gazeta Enigma se nuk dihet shkalla e lëndimit të personave që pësuan, ani pse të njëjtit janë dërguar në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 19:18 policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe ato të ftohta. Dy persona janë dërguar në emergjencë të spitalit në Pejë për tretman mjekësor. Nuk dihet se a janë serioze lëndimet”, potencoi Gashi.

Related Articles