Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia

Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia

Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendore drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar me iniciale A.Q., i moshës 29 vjeqar nga Kamenica i cili është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi, shkruan Enigma.

Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Related Articles