Gjatë një kontrolli në shtëpinë e një personi në Orahovicë në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia tutje ka njoftuar se fishekët e konfiskuar janë fishekë të gjuetisë. Po ashtu gjat137 kontrollit janë gjetuar edhe dy këmisha të të Policisë së Kosovë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar (i cili nuk ndodhej në shtëpi) kanë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/