Policia kontrollon shkollat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ja çfarë gjeti

Policia kontrollon shkollat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ja çfarë gjeti

Policia e Kosovës dje dhe sot ka kontrolluar shkollat e mesme dhe fillore në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”, në Mitrovicë ku janë gjetur një cigare me substancë narkotike, një mulli për bluarje të substancave narkotike.

Ndërkaq në Shkollën e Mesme Teknike “Lufti Musiqi” është gjetur një thikë dhe një shufër metalike, ndërkaq në shkollën fillore, “ShMU1” është gjetur një thikë.

Ndryshe, Policia e Kosovës një kontroll të tillë e kishte bërë edhe disa ditë më parë.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles