Policia me aksion në komunat paralele, konfiskon dokumente

Policia me aksion në komunat paralele, konfiskon dokumente

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në komunat paralele, prej ku kanë konfiskuar  dokumentacion i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna.

Për operacionin e zhvilluar, policia ka ndarë detaje.

Zëvëndesdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se janë kontrolluar tetë lokacione.

“Aksioni ka përfunduar. Kemi hyrë në tetë lokacione, dy në Mitrovicën e Veriut, tre në Zubin Potok, një në Zveçan, dhe një në Leposaviq. Në Leposaviq nuk ka pasur”, tha Elshani.

Policia më 30 gusht kishte zhvilluar një aksion ku kishte mbyllur pesë komuna ilegale.

Autoritetet kishin arrestuar pesë persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe. /Gazeta Enigma

Related Articles