Policia me aksion në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan, arrestohen 10 të dyshuar dhe sekuestrohet armatim  

Policia e Kosovës sot gjatë një operacioni ka arrestuar 10 persona në disa rajone të vendit nën dyshimin “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë operacioni është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe e një lokali në 11 lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim: dy pushkë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, pesë karikator, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Në polici janë shoqëruar 10 persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

Related Articles