Policia merr masa për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim, ndalon dy persona

Policia merr masa për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim, ndalon dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim, raporton Gazeta Enigma.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia, sot rreth orës 04:20, në fshatin Gllobarë në Drenas, ka ndaluar dy persona të dyshuar të cilët kanë provuar ti shmangen Policisë.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte kryer ndalimi, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarve  e si rrjedhojë edhe një bastisje në një shtëpi me ç’ rast ka arritur të gjej dhe të sekuestroj një revole, një karikator si dhe një thikë.

Si rrjedhojë e progresit hetimor në rastin e mësipërm,  rreth orës 08:20, policia ka kryer edhe një bastisje  në fshatin Gllobarë, në Drenas, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator si dhe 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Ndërsa, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu  iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë  proceduar më tej.

Related Articles