Policia ndalon tre persona në Prishtinë, posedonin armë e drogë

<strong>Policia ndalon tre persona në Prishtinë, posedonin armë e drogë</strong>

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike, raporton Gazeta Enigma.

Një nga kontrollet është ndërmarrë mbrëmë rreth orës 17:30, në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu.

Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll,  ndaj tre personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar  një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe  një sasi kokainë.

Ndaj personit të  dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje.

Related Articles