Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.
Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar një veturë të cilen e ndoqi fillimisht, pasi shoferi nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.
Pasi Policia e ndaloi veturën, shoferi dhe pasagjeriu janë kontrolluar, me ç’rast te ky i fundit është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë.
Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.
Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.