Policia e Kosovës, ka njoftuat se falë bashkëpunimit me media, ka pranuar informatën dhe foton se një pjesëmarrës në trafik ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë dhe menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.
“Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim.
Dënimi i shqiptuar është 150 euro dhe 2 pikë negative. Kjo ka ndodhur në fshatin Lupç në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Ky është dënimi i dytë i kësaj forme i shqiptuar nga Policia e Kosovës./Gazeta Enigma/