Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që sot të arrestojnë një person nga Ferizaj, me inicialet A.B (M/K), 21 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Blereje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në këtë komunë.