Abbott thotë se Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë

Abbott thotë se Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar gjatë ditës së djeshme zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi, me të cilën ka diskutuar për pakicat në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, tha se vazhdojnë të sigurojnë mbështetje praktike për integrim dhe se sipas tij Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë.

“Pasditen e djeshme pata një takim shumë informues me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi për të diskutuar për marrëdhëniet e pakicave në Kosovë dhe sfidat me të cilat këto komunitete përballen. Ne vazhdojmë të sigurojmë mbështetje praktike për integrimin. Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë”, ka shkruar ai.

Related Articles