Policia në Gjilan ka identifikuar një person që ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ndaj tij janë ndërmarrë veprime konform Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarët, të cilët në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto, në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë, me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative, ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin, i cili është konstatuar se nuk posedon fare patentë shoferi dhe i njëjti ka drejtuar automjetin pa pasur të drejtën e drejtimit të mjetit. Ndaj të njëjtit nga ana e zyrtarëve policorë janë ndërmarrë veprime konform Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.