Policia në Gjilan identifikon shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

Policia në Gjilan identifikon shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

Policia në Gjilan ka identifikuar një person që ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Ndaj tij janë ndërmarrë veprime konform Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarët, të cilët në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto, në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë, me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative, ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin, i cili është konstatuar se nuk posedon fare patentë shoferi dhe i njëjti ka drejtuar automjetin pa pasur të drejtën e drejtimit të mjetit. Ndaj të njëjtit nga ana e zyrtarëve policorë janë ndërmarrë veprime konform Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.

Related Articles