Policia në Gjilan lanson fushatën sensibilizuese për sigurinë e nxënësve në komunikacion

Policia në Gjilan lanson fushatën sensibilizuese për sigurinë e nxënësve në komunikacion

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan njofton se sot ka bërë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e ciklit të ulët në disa shkolla të mesme të ulëta në qytetin e Gjilanit, për shoferët dhe kalimtaret e rastit.

Bëhet e ditur se me këtë rast, për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë. Po ashtu janë përcjellë mesazhe:

 Nxënësit të kenë veshje mundësisht me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës!

 Të përdoren decidivisht vendkalimet e shënjuara për këmbësorë!

 Të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar!

 Kujdes të shtuar gjatë trupimit të rrugës!

Ndërsa për shoferët janë shpërndarë aromatizues për automjetet e tyre si dhe janë përcjellë mesazhe:

 Në asnjë formë të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit!

 Stop drejtimit të mjetit nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!

 Rripi i sigurisë shpëton jetën tuaj!

 Kujdes gjatë ngasjes, ju keni vlerë për familjen dhe të afërmit e juaj!

Lansimi i kësaj fushate sensibilizuese është bërë nga koordinatori për projekte në komunitet dhe parandalim, njësiti i komunikacionit rrugor në bashkëpunim me njësitin e policisë në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan si dhe stafin e shkollave në Gjilan.

fushata

Related Articles