Policia e Kosovës ka vazhduar me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore në zbatim të planit operativ “Siguria në trafik 2021” ndaj identifikimit të kundërvajtësve me theks “motoçikletave”, të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, raporton Gazeta Enigma.
Njësitet e trafikut rajonal bashkë me njësitet policore të stacionit të Gjilanit kanë identifikuar dhjetë motoçikleta, prej tyre gjashtë janë përjashtuar nga qarkullimi i mëtejmë rrugor, derisa për katër të tjera janë shqiptuar kundërvajtje përkatëse.
Policia apelon pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi për të kontribuar në rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve./Gazeta Enigma/