Policia në katër raste gjenë dhe konfiskon substanca narkotike, arrestohet një person

Policia në katër raste gjenë dhe konfiskon substanca narkotike, arrestohet një person

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit në vend janë raportuar katër raste për posedim të narkotikëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Dy raste janë raportuar se në dy raste janë gjetur substanca narkotike në qendrën korrektuese në Dubravë.

Një rast tjetër është raportuar në qytetin e Gjakovës, ku edhe është arrestuar një person. Rasti i katërt ku Policia ka gjetur substanca narkotike është në Vërmicë tek një shtetas i Shqipërisë.

“Dubravë / 30.07.2025 – 09:00. Raportohet se gjatë kontrollit nga oficerët korrektuese në ambientet e qendrës korrektuese janë gjetur dhe sekuestruar 66.2 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 6.1 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1 shishe qelqi brenda të cilës kishte 43 copë tableta të dyshimta, 1 qese me substancë të dyshuar e panjohur ngjyrë kafe, 5 telefona mobil, 3 sim kartela, 7 kabllo për mbushje të telefonave mobil. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia.

“Dubravë / 30.07.2025 – 14:30. Oficerët korrektues gjatë një kontrolle rutinë, kanë gjetur 1 (një) copë letre në të cilën kishte 0.2 gram substancë të dyshuar e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

“Rr. Gaspër Karaqi, Gjakovë / 30.07.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3.78 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, raporton Policia.

“SPK Vërmicë / 30.07.2025 – 23:00. Gjate kontrollit të një veture me targa të Shqipërisë që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Shqipërisë është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.57 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles