Policia britanike ka bërë thirrje urgjente për ndihmë për të gjetur katër fëmijë, të cilët janë zhdukur në Londrës. Fëmijët janë të së njëjtës familje.
Hetuesit njoftuan se janë vënë në kërkim të Tyler, Zeah, Marley e Zinayah Jackman. Fëmijët janë të moshave 11, 7, 6 e 2-vjeçare, shkruan Daily Mail.
Policia beson se fëmijët janë me babanë e tyre, Zion Jackman, dhe me gjyshen, Una Dolan.
“Është absolutisht jetike që ta sigurojmë mirëqenien e këtyre fëmijëve të vegjël. Nëse i keni para ata që nga zhdukja ose nëse e dini vendndodhjen e tyre të tanishme, është urgjente që të paraqiteni dhe t’i tregoni ekipit tim hetues”, tha një hetues policor.
“Do ta inkurajoja secilin person që dëshiron të paraqitet në mënyrë anonime të bëjë një gjë të tillë. Mund t’ju siguroj që të gjitha informatat e ofruara do të analizohen menjëherë”, shtoi ai.
“Prioriteti im kyç është garantimi i sigurisë së fëmijëve. Veprime të fuqishme do të ndërmerren, nëse mësojmë për ndonjë person që qëllimisht po e asiston ose po e lehtëson zhdukjen e tyre të vazhdueshme”, tha më tej zyrtari policor.