Në fshatin Llozno të Leposaviqit, pasditen e së mërkurës, Policia gjatë patrullimit në rrugë thotë se ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.
Gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, policia thotë se “si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve”.
Rasti, sipas policisë, është nën hetime.
