Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar një person, i cili është i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes deri sa të dërgohet para Gjyqtarit në gjykatës kompetente.
“Më datë 28.10.2021 rreth orës 20:15, patrulla e Njësitit Rajonal të komunikacionit rrugor DRP Pejë, ka ndaluar një veturë me targa vendore, pas kontrollimit dhe verifikimit të personit i njëjti rezulton se është i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/