Policia e Kosovë në mënyrë që të monitorojë zbatimin e masave anti-COVID, po punon me orar të zgjatur nga 12 orë, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai në një konferencë për medie shtoi se në fokus do të kenë inspektimin e ambienteve të mbyllura.
“Policia ka kaluar në orar 12 orësh për mbikëqyrje rigoroze të masave të vendosura nga Qeveria.
“Policia do të bëjë kontrollin e qytetarëve që janë të infektuar të qëndrojnë të vetëizoluat dhe tu vetëpërmbahen atyre”.
Sfeçla ka treguar se deri tash 74.14 për qind e policëve janë vaksinuar.
Tutje ai ka bërë me dije se Policia ka shqiptuar 112 mijë gjoba nga janari i këtij viti për mosrespektim të masave.
“Kemi iniciuat dy raste për falsifikim të testeve PCR”, ka shtuar ai.